MAGAZINË /

‘Po qaj, por ...’ - Vajza e trajnerit Silvinjo dedikim për Kombëtaren shqiptare  

Shkruar nga Versus

‘Po qaj, por ...’ - Vajza e trajnerit Silvinjo dedikim për

Në sfidën e një nate më parë me Spanjën, Shqipëria nuk arriti të kalojë fazën e grupeve në Kampionatin Evropian, por pavarësisht kësaj, Kombëtarja kuqezi ka bërë një paraqitje për t’u mbajtur mend.

E emocionuar me paraqitjen e kombëtares së Shqipërisë u shpreh edhe vajza e trajnerit Silvinjo, Taty Mendes, e cila publikoi foto dhe video nga tribunat e stadiumit të ndeshjes së djeshme.

‘Po qaj, por ...’ - Vajza e trajnerit Silvinjo dedikim për

Në njërin prej imzheve, vajza e Silvinjos kishte pozuar me plisin e bardhë, plisi simbol i shqiptarëve.

Ndërkaq në imazhin tjetër pas përfundimit të ndeshjes, ajo shkroi: ‘Po qaj, por jam mirënjohëse’.

‘Po qaj, por ...’ - Vajza e trajnerit Silvinjo dedikim për

Në profilin e saj, ajo ndau edhe një video të tifozëve kuq e zi dhe të lojtarëve të kombëtares së Shqipërisë që përshëndesnin tifozët, tek shkruante ‘përgjithmonë luftëtarë’.

Poll