
Spektakli i humorit ‘Portokalli’ do të nisë sezonin e ri në muajin tetor në një transmetim çdo të dielë në mbrëmje në Top Channel.
Këtë konfirmim e dha ditën e sotme Salsano Rrapi, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Wake up’ nga ku zbuloi edhe datën konkrete.
Moderatori i ‘Portokalli’ bëri më dije se spektakli fillon më datë 6 tetor, ndërkohë që stafi ka nisur me përgatitjet.
Krah Salsanos dhe Nevinës ka qenë edhe Xhemi Shehu, por tashmë siç e dimë ajo do të jetë pjesë e emisonit “Fiks Fare”, ndonëse një vend në prezantim është bosh.
Salsano foli edhe për këtë pjesë për të cilën zbuloi nuk do të jenë vetëm, pra do të ketë edhe një person të tretë në bashkëprezantim.
“Në moderim kam dëgjuar që është edhe dikush tjetër, por nuk kam konfirmim zyrtar”, tha ai sa i përket vajzës që do të zërë vendin e Xhemit.
Na mbetet të presim për të zbuluar se për kë bëhet fjalë./ Versus.al







