MAGAZINË /

Princesha e Uellsit Kate rishfaqet në publik e veshur me të bardha

Shkruar nga Versus

Princesha e Uellsit Kate rishfaqet në publik e veshur me të bardha

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, është rishfaqur sot në Londër në publik, brenda makinës me të cilën arriti në Pallatin Buckingham para fillimit të paradës së Trooping the Color, eventi kryesor i kremtimit të ditëlindjes zyrtare të mbretit Charles III.

Ajo është fotografuar e veshur me të bardha, e ulur përkrah fëmijëve të saj dhe Princit të Uellsit.

Princesha e Uellsit Kate rishfaqet në publik e veshur me të bardha

Ajo është kolonelja e Gardës Irlandeze, e cila do të japë përshëndetjen mbretërore në orën 11:00.

Kjo është hera e parë që Catherine ka bërë një paraqitje zyrtare që kur njoftoi në mars se po trajtohej ​​për kancerin.

Poll