
Ndryshe nga sa pritej, për t’u dënuar nga klubi i Rubin Kazanit në Rusi për shkak të thirrjeve të tij kundra serbëve dhe maqedonasve, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku është surprizuar.
Siç shihet edhe në foton e publikuar më poshtë, Rubin Kazan ia ka dhënë Dakut fanellën me numrin 10. Shqiptari më herët mbante numrin 44 në fanellë.
Daku u transferua në Rusi gjatë verës së kaluar nga Osijeku i Kroacisë. Versus.al








