
Këngëtarja Tayna ka ndarë një përvojë të veçantë nga qëndrimi i saj në Zvicër gjatë pandemisë. Ajo riktheu në mendje një incident kur, ndonëse ndodhej në një makinë që nuk ishte e saj, ajo u ndalua nga një vajzë e doganës në Zvicër. Tayna tregoi se kishte pritur 5 orë në burg derisa erdhi policia e zonës që ta merrte në pyetje.
”Në Zvicër isha. Ishte koha e pandemisë. Nuk u lejohej që të lëvizje. Unë kam pasur një makinë, po nuk ishte e imja. Nuk e dija se kush e kishte makinën. Më kontrolloi një vajzë e doganës, më pyeti nga ke ardhur ku po shkon. Më tha të prisja sa të vinte policia. Kam pritur 5 orë në burg, derisa erdhi policia e zonës që të më bënte pyetje. U friksova, ndoshta s’më lejojnë të vij më në Zvicër” u shpreh Tayna për programin 'Prive'.







