MAGAZINË /

Qytetarja nxjerr zbuluar Eni Çobanin: U merr para njerëzve dhe dërgon mesazhe fyese në privat

Një qytetare ka ndarë një incident të tensionuar me ndërmjetësuesen dhe juristes së njohur Eni Çobani, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Shkruar nga Versus
Qytetarja nxjerr zbuluar Eni Çobanin: U merr para njerëzve dhe
Eni Çobani

Një qytetare ka ndarë një incident të tensionuar me ndërmjetësuesen dhe juristes së njohur Eni Çobani, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Në një postim publik, ajo rrëfen se si Eni i ka drejtuar fjalë ofenduese në mesazhe private, pas një komentimi që mikeshë e saj kishte bërë në lidhje me një postim të Çobanit.

Sipas qytetares, mikeshës së saj iu dukën të pavërteta disa pretendime të bëra në emisionin “Shihemi në Gjyq” të zonjës Çobani, ku u akuzua për manipulim të informacionit dhe marrje parash nga qytetarët që paraqiten për ndihmë në programin e saj. Kjo kritikë, siç raportohet, e ka irrituar Eni Çobanin, e cila reagoi me ofendime ndaj mikeshës, duke shkaktuar një valë shqetësimi dhe debat në platformën sociale.

“Dua t’ju dërgoj një foto për t’ju treguar sesi zonja Eni Çobani u kthen përgjigje grave të mbuluara. Një mikja ime i kishte shkruar dhe i kishte nxjerrë në pah të gjitha gënjeshtrat që thuhen në emisionin e saj në TV Klan. Ajo u merr para njerëzve dhe i mëson të gënjejnë.
Mikja ime kishte komentuar dhe kishte treguar të vërtetën, por ajo i ishte përgjigjur privatisht në këtë gjuhë. Për më tepër, komenti i saj ishte fshirë. Ajo nuk kishte ofenduar askënd, thjesht kishte thënë atë që është e vërtetë.”, shkruan mesazh dërguesja tek Joq.

Qytetarja nxjerr zbuluar Eni Çobanin: U merr para njerëzve dhe

Tags:

eni cobani