Në 15 ditët e fundit kanë bërë bujë raportimet e mediave të huaja për marrëdhënien e Michael Ballack me Sofia Schneideran. Nuk ishte diferenca e moshës mes futbollistit veteran gjerman dhe vajzës që mbushi 25 vjeç (48-23) ajo që shkaktoi "zhurmë", por raportimet se Sofia ishte shoqja e djalit të tij që vdiq në moshën 18-vjeçare në një aksident me biçikletë në Portugali.
View this post on Instagram
Në raportet e mediave nuk ishte e qartë nëse ajo ishte mikeshë apo thjesht e dashura e djalit të tij të ndjerë ndaj dhe ish-asi ndërkombëtar i Chelseat dhe Bayern Munichut e bëri të qartë në një postim në rrjetet sociale se nuk ishte as njëri rast dhe as tjetri.
“Pas spekulimeve më të fundit mediatike, ndihem i detyruar të bëj sqarimin e mëposhtëm: partnerja ime e jetës, Sofia, nuk është as ish e dashura e djalit tim të ndjerë dhe as shoqja e tij.
Ballack ufficializza la relazione con Sophia: era un'amica del figlio morto a 18 anni https://t.co/VWYJPHUBSZ
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) September 27, 2024
Ne do të marrim masa ligjore në lidhje me këto masa dhe do t'u kërkojmë të gjithëve të respektojnë privatësinë tonë”, ka shkruar ai në Instagram.
Çifti është në një lidhje prej më shumë se dy vitesh, por vetëm së fundmi e kanë pranuar publikisht dashurinë e tyre.








