Nuk ka shpresë të përmirësohet deri nesër në mëngjes moti në vend. Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të së shtunës.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në relievet malore në verilindje do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.
Permirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike pritet për ditën e diel, ku moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Tempraturat më të ulta parashikohen të jenë -6 gradë Celsius, ndërsa ato më të larta do të jenë sërish "pranverore" deri në +15 gradë Celsius
Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.







