Formati i shumë pëlqyer nga audienca, Big Brother Vip, duket se është gati për nisjen e sezonit të katërt të tij.
Lajmin e ka bërë më dije vetë producentja, Sara Hoxha, me një postim të veçantë në rrjete sociale.
Teksa hodhi një fotografi të kafes që po pinte, binte në sy shkrimi ‘Big Brother Vip 4 po vjen’.
Me këtë Sara la të nënkuptuar se punët për edicionin e ri të formatit kanë nisur. Pavarësisht se viteve të tjera transmetimi ka nisur në periudhën dhjetor/ janar, këtë herë duket se s'do na duhet të presim aq gjatë.
Ndonëse nuk ka asnjë informacione tjetër për personazhet që do të marrin pjesë apo mënyrën se si do të operojnë këtë sezon të ri.
Për këto nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për të zbuluar figurat që do të monitorohen 24/24 nga kamerat për disa muaj radhazi.
/ Versus.al







