
Ish-finalistin e BBVA3 dhe humoristin Jul Deda do ta shohim tashmë në moderimin e emisonit ‘Fiks Fare’.
Lajmin për rikthimin e tij e konfirmoi ditën e djeshme me anë të një postimi në Instagram, ku përkrah tij në këtë rrugëtim Juli bëri me dije se do të jetë moderatorja e njohur Xhemi Shehu.
“Rikthim aty ku e nisa, në Top. Sezon i ri, sfidë e re për mua. Fiks Fare po vjen. Sukese @xhemishehu , kënaqësi te jemi bashkë në këtë rrugëtim..!”, shkruan ai.
Rikthimi i Jul Dedës në Top Channel vjen pas shumë vitesh, pasi ka qenë aktor në programin e humorit Portokalli.
Mirëpo kësaj here do të shpaloset një version tjetër i aktorit.
Kujtojmë se emisioni Fiks Fare më herët ka qenë nën moderimin e Devis Mukës dhe Dorian Ramaliut.
/ Versus.al







