MAGAZINË /

Romanca që “shokoi” rrjetin / Zbulohet vajza misterioze që takoi Klodin tek Ferma VIP

Partnerja e tij u shfaq me maskë në fermë, por identiteti i saj zbulohet jashtë... 25 vite diferencë dhe një histori dashurie që po bën zhurmë në showbizz

Shkruar nga Versus

Romanca që “shokoi” rrjetin / Zbulohet vajza misterioze që

Mbrëmja e djeshme në “Ferma VIP” solli një nga momentet më të bujshme dhe më të komentuar të këtij edicioni, duke kthyer vëmendjen e publikut drejt historisë së dashurisë së Klod Dedjas.

Banorit iu bë një surprizë e papritur nga partnerja e tij, e cila hyri në ambientet e fermës e maskuar dhe refuzoi të zbulojë identitetin, duke krijuar kuriozitet dhe tension në studio dhe në rrjetet sociale.

Por “misteri” nuk zgjati shumë. Sipas informacioneve dhe fotove që kanë qarkulluar, partnerja e Klodit është Ersa Kana. Çifti raportohet të ketë një diferencë moshe prej rreth 25 vitesh, një detaj që ka ndezur diskutime të shumta online.

Romanca që “shokoi” rrjetin / Zbulohet vajza misterioze që

Edhe më shumë vëmendje ka marrë fakti se të dy kanë të lidhur një biznes të përbashkët, të cilin e promovojnë në bio-t e tyre në Instagram, duke e bërë lidhjen e tyre edhe më të komentuar në rrjet.

Në transmetim live, Klodi nuk u kursye në deklarata të forta dashurie për Ersën, duke e quajtur atë “një vepër arti” dhe duke treguar se ndjenjat mes tyre kanë ndryshuar totalisht jetën e tij.

“Ersa është një vepër arti. Kemi vjet e pak bashkë, por na duket si 3 minuta. Për herë të parë në jetë kam kuptuar çfarë do të thotë dashuria për një femër… Ne kemi rreth 25 vite diferencë, por mua më duket se unë jam më i vogël. Ndihem në faj që jam brenda, e kam shumë merak Ersën”, u shpreh ai emocionalisht.

Mes përqafimeve dhe momenteve të ndjera, Klodi i bëri edhe një premtim publik partneres së tij, duke ndezur edhe më shumë reagime në rrjet:

“Kur të dal nga këtu do bëjmë party, do bëjmë dasmë!”

 

Poll