
Rudina Hajdari është larguar nga politika dhe disi nga jeta publike, por romanca e re e ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Para pak ditësh ajo festoi 37-vjetorin e saj me njerëzit më të dashur për të, si e bija dhe dashuria e saj e re.
Partneri i ish-deputetes është Tan Kazazi, një producent dhe regjisor filmash.
Ky i fundit ka postuar ditën e sotme një foto krah nënës së tij dhe Rudinës.
“Me gocat”, shkruan ai.
Teksa shihen të buzëqeshur lënë të kuptohet se gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë dhe të shëndoshë me njëri-tjetrin.
/ Versus.al







