
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj ka ndarë së fundmi një moment të veçantë të fillimeve në karrierën e tij të futbollit duke treguar përkushtimin për familjen e tij.
Gjatë një interviste në ‘’Opinion’’ Manaj riktheu kujtimet kur sapo kishte nënshkruar kontratën e parë profesionale me Cremonese dhe zbuloi se gjëja e parë që kishte bërë me rrogën prej 6 mijë eurosh, shumë e konsiderueshme për një 17 vjeçar, kishte larguar nënën e tij nga puna që ajo bënte.
“Rroga e parë që mora ishte 6 mijë euro në muaj. Kisha dy prindër që punonin në Itali dhe gjëja e parë që bëra ishte të hiqja mamin nga puna dhe e hoqa. Nuk e kisha menduar kaq gjatë, por absolutisht ai ishte objektivi im kryesor”, tregoi Manaj.
Deklarata e tij tregon përkushtimin dhe përgjegjësinë që ai ndjeu ndaj familjes edhe në moshë shumë të re. Futbollisti u shpreh se ky veprim ishte një mënyrë për të falënderuar prindërit për sakrificat e tyre dhe për të siguruar një jetë më të rehatshme për ta. Versus.al

