MAGAZINË /

Sara Hoxha pranon për herë të parë divorcin nga Ledri Vula: Të gjithë më thonë se më ka bërë mirë

Shkruar nga Versus

Sara Hoxha pranon për herë të parë divorcin nga Ledri Vula:

Sara Hoxha ka pranuar për herë të parë divorcin me Ledri Vulën.

Duke folur në emisionin “Ndryshe” ka qenë aktorja  Sara Hoxha.

Si ndihet ajo për këtë rikthim?

“Unë nuk e kam parë akoma, por familja ime ishte shumë kurioze që ‘ke bërë ndonjë gjë tjetër”.

Mund të ketë më shumë sesa një puthje mes saj dhe partnerit të saj në film, Roerd Toçe?

“Jo, s’di gjë. Nuk e di. Jo, jo. Duhet të shkoj ta shikoj.”

Gjatë pasdites së sotme regjisori Koloreto Cukali e cilësoi Sarën si ‘surpriza e filmit’. Çfarë mendimi ka ajo për këtë?

“Jo, e kam ndjerë shumë nga i gjithë feedback-u që erdhi pas filmit, sepse kisha pak pritshmëri ndaj vetes si herë e parë që po merresha me këtë gjë dhe e ndjeva që publiku e priti shumë mirë dhe u kisha pëlqyer. Kam qenë shumë e lumtur.’

Të gjithë njerëzit vazhdojnë ende të pyesin rreth puthjes së saj me Roerdin në film dhe Sara ka një përgjigje:

“Aty nuk në film çfarë nuk u bë. Çfarë nuk bëri babai im në film. Ndoshta s’më kanë parë duke u puthur, por do mësohen.”

Salsano më tej shtoi se në momentin kur Sara ishte e ftuar në “Portokalli” dukej shumë bukur dhe sipas tij divorci i ka bërë shumë mirë.

“Po pra po. Kështu po më thonë”-ishte reagimi i Sarës.

 

Poll