MAGAZINË /

S’do të shitet por dhurohet, zbardhet emri i biznesmenit që do të administrojë “KF Kukësin”! Kushti që Gjici i ka vendosur

Atilio Guranjaku do të marrë nën administrim klubin e Kukësit.

Shkruar nga Versus
S’do të shitet por dhurohet, zbardhet emri i biznesmenit që do
Foto e mëhershme e presidentit aktual të klubit Safet Gjici

Klubi i Futbollit të Kukësit pas 12 vitesh, nuk do të jetë më nën financimin e familjes së Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut të Kukësit të dënuar me 2 vite burg për “shpërdorim detyre” pas skandalit seksual në zyrën e tij.

Sipas Report Tv, pavarësisht se nuk do të jetë zyrtarisht nën administrimin e familjes Gjici, ndryshe nga sa u raportua ditë më parë, klubi do t’i dhurohet biznesmenit me emrin Atilio Guranjaku dhe jo një shtetasi lituanez siç pretendohej.

Profili i biznesmenit do të bëhet i ditur për publikun të shtunën kur ky i fundit të dalë në një konferencë për shtyp në zyrtarizimin e marrjes nën administrim të klubit të futbollit. Kushti i vetëm që i është vendosur biznesmenit, është “mos-shitja” e klubit pasi familja Gjici pretendon që në një të ardhme të afërt të rimarrë nën zotërim “FK Kukësin”.

Arrestimi i Safet Gjicit në qershor të vitit të kaluar, solli vështirësitë e para financiare për klubin verilindor. Nën udhëheqjen e Gjicit Kukësi pati edhe periudhën më të suksesshme duke arritur të fitonte 4 trofe në 12 vite. Versus.al

Poll