Reperi amerikan Lil Durk është arrestuar si i dyshuar për vrasje. Reperi i Çikagos u arrestua në Florida të enjten mbrëma me akuzën e porosisjes së një vrasjeje.
Avokati i reperit 32-vjeçar, Brian Bieber, konfirmoi për Billboard se Durk është në paraburgim.
NBC News raportoi se pesë persona të lidhur me kolektivin hip-hop të Lil Durk, Only the Family, janë arrestuar në bazë të padive nga autoritetet federale në Kaliforni.
Lil Durk themeloi kolektivin për të promovuar muzikën hip-hop nga artistë kryesisht nga Çikago. Anëtarët e saj akuzohen për vrasje me porosi, pasi janë hakmarrë për vdekjen e një anëtari tjetër të grupit.