MAGAZINË /

Shokon futbollisti Guarin: "Tentova vetëv*asje 3 herë, nuk i pashë fëmijët e mi për 4 vjet"

Kolumbiani hapi zemrën, duke folur për vështirësitë që kaloi në Itali kur luante për Interin dhe ëndrrën që po shndërrohej ngadalë në një makth.

Shkruar nga Versus

Shokon futbollisti Guarin: "Tentova vetëv*asje 3 herë, nuk i

Ylli kolumbian i futbollit, Freddy Guarin, ka folur hapur për periudhën më të errët të jetës së tij dhe karrierës, duke përfshirë kohën që kaloi te Interi, problemet me alkoolin, tentativat e vetëvrasjes dhe distancimin nga fëmijët e tij për më shumë se katër vjet.

“Trokita në portat e ferrit. Më duhej t'i prekja për t'u rilindur. Shtigje si alkoolizmi kanë katër destinacione: braktisja, spitali, burgu, vdekja,” rrëfen Guarin.

Kur e pyetën ku përfundoi, ai ishte i qartë:
“Arrita të tretin. Kisha ndërtuar një burg të brendshëm për veten time. Isha vetëm një hap larg fundmit të gjithçkaje.”

Tani, një vit më vonë, Guarin është i qetë. Ai u ul në një qendër tregtare në Kolumbi, duke shijuar një kafe dhe duke reflektuar mbi jetën e re që ka filluar. “Tani, me fondacionin tim, dua të ndihmoj të tjerët të shmangin të njëjtat gabime që bëra unë,” thotë ai.

Karriera në Inter ishte një ëndërr e bërë realitet kur mbërriti në Itali në vitin 2012. “Interi është ende si një familje për mua,” thotë ai. Por kujtimet më të forta janë të dy fytyrave të ndryshme: shkëmbimi i dështuar me Vucinic dhe goli i tij i fundit në derbi kundër Milanit.

“Shkëmbimi ishte një moment shumë i vështirë. Klubi më kishte informuar për ofertën e Juventusit. Doja të qëndroja, por Mazzarri zgjodhi Vucinic. Tifozët menduan se unë isha ai që e nxisja largimin e tij. Goli kundër Milanit ishte i fundit me fanellën e Nerazzurrëve dhe ishte i veçantë. Më prek ende,” kujton Guarin.

Problemet e tij me alkoolin nisën në muajt e fundit të karrierës te Interi. “Alkooli nuk ishte problemi i vërtetë,” pranon ai. “Ndihesha keq për situatën time familjare. Po ndahesha nga ish-gruaja, jetoja larg dhe nuk mund të shihja fëmijët e mi. Alkooli ishte një përpjekje për t'u përballur me shqetësimin tim.”

Edhe pse kishte kaluar nëpër një periudhë të vështirë, Guarin tani po ndërton një kapitull të ri, duke reflektuar mbi gabimet e së shkuarës dhe duke ndihmuar të tjerët përmes përvojës së tij. / VERSUS

 

Poll