
Puna për sezonin e ri televiziv ka nisur dhe risi të tjera po vijnë në ekrane.
Një nga televizionet që ka konfirmuar shumë ndryshime ka qenë Top Channel, si në emisione të reja ashtu edhe në moderatorë, të rinj dhe të larguar.
Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një postim i producentes Lori Hoxha në rrjetin social Instagram.
Ajo ka ndarë një foto me stafin e saj, teksa nuk ka lënë mënjanë edhe ‘thumbimet’.
Krahas fotos ku është edhe e motra, Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço ajo ka shkruar:
‘I bëj tag lirisht, s’mi merrni dot”
Ky mbishkrim në fakt ngjall shumë dyshime, mos është një “kunjë” drejt atyre që janë larguar, duke postuar kështu vetëm “besnikët” që i qëndruan pranë.
Kujtojmë se e fundi që është larguar nga TCh, zyrtarisht është Olsa Muhameti, e cila është zhvendosur në “Klan Kosova” si producente ekzekutive e BBVK.
Si emra të tjerë të larguar mund të përmendim edhe vëllezërit Veshaj, Arbana Osmanin apo Eduart Grishajn, ndonëse nuk ka patur ndonjë reagim prej tyre as se ku do t’i shohim këtë sezon të ri.
/ Versus.al







