MAGAZINË /

Tashmë është zyrtare! Jori Delli i thotë 'PO' reperit italian Fred De Palma

Çifti ka ndarë sot lajmin e gëzueshëm me ndjekësit, duke publikuar disa foto magjike nga fejesa e tyre.

Shkruar nga Versus

Tashmë është zyrtare! Jori Delli i thotë 'PO'

Modelja e njohur Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma kanë vendosur të bëjnë hapin e madh në marrëdhënien e tyre.

Çifti ka ndarë sot lajmin e gëzueshëm me ndjekësit, duke publikuar disa foto magjike nga fejesa e tyre.

Në një prej shkrepjeve, Jori shfaqet rrezëllitëse duke treguar unazën e bukur me diamant, ndërsa në një tjetër Fred e puth në faqe, dhe lumturia e modeles është e qartë për t’u parë.

Tashmë është zyrtare! Jori Delli i thotë 'PO'

Mbishkrimi që shoqëron postimet e tyre është i thjeshtë, por i fuqishëm: “X SEMPRE” –

“Përgjithmonë”. Megjithëse lajmi është bërë publik vetëm sot, një shikim i thjeshtë në rrjetet sociale sugjeron se propozimi mund të ketë ndodhur pak ditë më parë, gjatë pushimeve të çiftit në Maldive.

Tashmë është zyrtare! Jori Delli i thotë 'PO'

Aty ata duket se kanë shijuar momente të qeta dhe intime larg syrit të mediave, duke zgjedhur momentin perfekt për ta bërë publike fejesën pas rikthimit.

Fansat e tyre janë të emocionuar dhe urimet nuk kanë munguar, ndërsa Jori dhe Fred duken më të dashuruar se kurrë. Ky hap i ri konfirmon lidhjen e fortë mes dyshes, që ka fituar simpatinë e publikut jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.

Tags:

jori delli

Poll