Princesha e Uellsit përfundon kimioterapinë dhe tani është e përqendruar të bëjë çdo gjë që mundet që të jetojë pa kancer.
Në një mesazh emocionues, shoqëruar me pamjet e familjes mbretërore, ajo tha se sëmundja e saj i kishte dhënë asaj një "perspektivë të re për gjithçka" dhe një fokus të ripërtërirë në "gjërat e thjeshta, por të rëndësishme në jetë".
A message from Catherine, The Princess of Wales
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) September 9, 2024
As the summer comes to an end, I cannot tell you what a relief it is to have finally completed my chemotherapy treatment.
The last nine months have been incredibly tough for us as a family. Life as you know it can change in an… pic.twitter.com/9S1W8sDHUL
Duke pranuar se "udhëtimi i kancerit" ka qenë "kompleks, i frikshëm dhe i paparashikueshëm për të gjithë", ajo tha se sëmundja i sjellë pacientët "ballë për ballë me dobësitë tuaja në një mënyrë që nuk e keni konsideruar kurrë më parë".
Princesha do të fillojë rikthimin e saj gradual në një program të lehtë angazhimesh publike. Por ajo theksoi se: "Do të bëj atë që mundem për të qëndruar pa kancer, ky është tani fokusi im."
Videoja, e xhiruar në Norfolk në gusht, tregon familjen e princit Uillim, siç nuk janë parë kurrë nga publiku më parë.
Princi dhe Princesha janë filmuar duke u puthur, me kokat mbështetur të mbështetur tek njëri-tjetri dhe duke mbështjellë Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis në përqafime.
Cath shihet duke ecur nëpër fushat me misër, duke shëtitur, duke luajtur letra me prindërit e saj, Carole dhe Michael Middleton dhe duke ndihmuar fëmijët të ngjiten në pemë dhe të përplasen në bar. Siç shkruan Princesha, sëmundja e ka ripërtërirë mirënjohjen për "gjërat e thjeshta, por të rëndësishme në jetë". "Të thjesht të duash dhe të të duan"- shkruan princesha Cath.







