MAGAZINË /

Temperatura deri në 31 gradë celcius, si parashikohet të jetë moti për të dielën

Parashikimi i motit, 1 qershor.

Shkruar nga Versus

Temperatura deri në 31 gradë celcius, si parashikohet të

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës; përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare (dhe hera-herës të dendura) në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 31 gradë celcius në Elbasan dhe Berat.

Era me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 3 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 4-6 m/s. Në det valëzimi do të jetë 1 deri 2 ballë. Versus.al

Poll