Një foto e fundit tronditëse e dy gjyshërve e nipit të tyre në Karolinën e Veriut që prisnin të shpëtoheshin nga çatia e shtëpisë, ndërsa ishin të rrethuar nga ujërat e tmerrshme të përmbytjeve, është bërë publike e virale për shkak të tragjdisë që mbart. Tre viktimat e familje Turner humbën jetën si pasojë e uraganit Helene dhe përmbytjeve katastrofale që ai solli.
Jessica Drye Turner ishte lutur që dikush t’i shpëtonte anëtarët e familjes së saj pasi ata mbetën të bllokuar në majë të shtëpisë së tyre në Asheville dhe po “shikonin 18-rrota makinash (të përmbysura) që po kalonin pranë” ndërsa prisnin ndihmë.
Por ndihma nuk erdhi në kohë. Turner më vonë zbuloi se çatia ku ishin strehuar të dashurit e saj u shemb - dhe prindërit e saj dhe nipi 7-vjeçar Micah, ranë dhe u mbytën në ujërat e përmbytjes.
Numri i të vdekurve nga Uragani Helene dhe mbetjet e tij është të paktën 133 persona – përfshirë 40 në kontenë Buncombe, ku ndodhet Asheville.
Në lutjen e saj për ndihmë, Turner postoi një foto të bërë nga motra e saj, Megan Drye, e cila ishte bllokuar së bashku me prindërit e tyre, të cilët ishin në të 70-at, dhe Micah të vogël.
Imazhet tronditëse tregojnë çiftin të mbledhur së bashku, me nënën e saj në një pallto dhe të rrethuar me batanije, pasi uji i përmbytjes ishte vetëm disa hapa larg nga baza e çatisë.
Ata kanë thirrur 911 por nuk janë të vetmit që kishin nevojë për shpëtim.
Ndërsa prindërit rreth të 70-ave u mbyten së bashku me nipin 7 vjeçar, nëna e djalit u gjet pas disa orësh, duke luftuar me ujin.
Uragani Helena shkaktoi shkatërrim vdekjeprurës në të gjithë verilindjen - duke u bërë shkak për më shumë se 133 viktima në Florida, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Karolina e Jugut, Tenesi dhe Virxhinia.
Zyrtarët presin që numri i të vdekurve të vazhdojë të rritet, ndërsa ujërat e përmbytjeve po ulen dhe ekipet e shpëtimit po arrijnë në zona të largëta. / Versus