MAGAZINË /

Debati rreth puthjes në kamerat e Coldpay: Kristin Cabot rrëfehet për Oprah Winfrey! Zbulon se dhe ish-burri i saj ishte në koncert më të dashurën

Ish-drejtoresha Kristin Cabot ka folur për herë të parë për momentin viral të “Coldplay kiss cam”, duke zbuluar se ish-burri i saj ishte gjithashtu në koncert dhe duke shpjeguar rrethanat e përqafimit të saj me ish-shefin Andy Byron, që shkaktoi debat dhe humbjen e vendit të punës.

Shkruar nga Versus

Debati rreth puthjes në kamerat e Coldpay: Kristin Cabot rrëfehet

Pas disa muajsh nga skandali i famshëm i “kiss cam” në koncertin e Coldplay, ish-drejtoresha e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, ka folur për herë të parë për incidentin në një intervistë me Oprah ëinfrey, ku zbuloi detaje të reja për jetën e saj personale dhe situatën që shpërtheu në rrjetet sociale.

Kristin Cabot tregon se ish-burri ishte gjithashtu në koncert

Cabot tha se ish-burri i saj, Andreë Cabot, ishte gjithashtu në të njëjtin koncert atë natë, dhe me shoqërinë e tij.

Siç pohon ajo, gjatë asaj periudhe të dy ishin në fazën e ndarjes nga partnerët e tyre, prandaj ajo nuk e konsideronte sjelljen e tyre problematike.

'E dija që im shoq ishte në të njëjtin koncert me të dashurën e tij. Vajza ime më dërgoi një mesazh dhe atëherë e kuptova që edhe ai ishte atje. Mendova se mund të ishte e sikletshme nëse do të na shihte, por stadiumi është gjigant dhe besoja se nuk do të takoheshim - tha ajo.

'Ai e kuptonte natyrën e punës sime dhe marrëdhëniet që ndërtoja. Ndaja një tavolinë me ekspertët  me të cilët punoja, është thjesht një marrëdhënie shumë e ngushtë. Dhe për këtë arsye nuk kishte rëndësi'  shtoi Cabot gjatë intervistës.

Cabot dhe Byron u bënë viral në rrjetet sociale në korrik të vitit të kaluar.

Në video, Cabot u pa në krahët e Byron kur kamera u ndal tek ata, dhe Chris Martin, këngëtari i Coldplay, bëri një shaka për një “romancë të mundshme”.

Identiteti i tyre u zbuluar më pas, duke shkaktuar tension jo vetëm në jetën private, por edhe profesionale të tyre.

Për pasojë, Cabot dhe Byron humbën vendet e punës. Cabot ka nisur procedurat e divorcit nga ish-burri i saj, dhe thuhet se Byron ishte gjithashtu duke u ndarë nga bashkëshortja e tij, megjithëse ai nuk ka bërë koment publik./Versus.al

 

Poll