
Modertorja e njohur kosovare, Rida Gërdovci është në lidhje me vëllain e Ghetto Geasyt, Liberian Selimin prej vitesh tashmë.
Mirëpo ajo që ka rënë në sy është marrëdhënia me kunatën e saj, Marina Vjollca që rrallë herë shfaqen bashkë.
E ftuar në një emision kosovar nuk munguan edhe pyetjet për raportin midis dy moderatoreve.
Rida tha se ka marrëdhënie shumë të mirë me Marinën, sidomos tani që është pjesë e jetës së tyre edhe Marget, e cila është burim gëzimi për to.
Ajo u shpreh gjithashtu se nga kunata nuk mungojnë as këshillat për emisionet që ajo realizon.
Ndonjëherë zihemi në telefon por kjo është shaka, tani ka ardhur edhe një gëzim në jetë që është Marget, dhe raportet i kemi shumë të mira. Ndonjëherë më jep ide për emisionet, ndonjëherë më ndjek./ Versus.al







