MAGAZINË /

UEFA ''fal'' me kusht Bellingham, anglezi nuk mungon ndaj Zvicrës

Shkruar nga Versus

UEFA ''fal'' me kusht Bellingham, anglezi nuk mungon ndaj

Jude Bellingham ia ka hedhur paq për gjestin e bërë pas golit kundër Sllovakisë.

UEFA hapi një hetim për yllin anglez, i cili pas golit iu drejtua tribunës duke bërë një veprim të turpshëm dhe aspak sportiv, megjithatë lojtari e justifikoi veten e tij duke thënë se ishte për disa shokë  që e ndiqnin nga tribuna atë ndeshje.

UEFA e ka dënuar Bellingham duke e pezulluar me  një ndeshje me kusht, pra nëse mesfushori i Anglisë e përsërit këtë veprim në harkun kohor të 1 viti, do të pezullohet me një ndeshje dhe gjithashtu do paguajë 30 mijë euro gjobë.

Një lajm i mirë për trajnerin Southgate që do ta ketë të gatshëm anglezin të shtunën në çerekfinale kundër Zvicrës.

 

Poll