Sezoni i ardhshëm pritet të jetë tepër fitimprurës për Serie A pasi tetë ekipe të kampionatit italian kanë arritur të kualifikohen për në ligat e Evropës.
Konkretisht, Serie A do të përfaqësohet sezonin e ri me 5 ekipe në Champions League, 2 në Europa League dhe 1 në Confernece League.
Më së shumti të ardhura nga UEFA do të fitojë Inter me afro 50.92 milionë euro. Pas Interit, renditet Juventus me 49.31 milionë euro, ndjekur nga Atalanta me 46 milionë, Milan 43 dhe Bologna me 36.19 milionë euro.
14 milionë euro do të përfitojë Roma nga kualifikimi në Europa League, 12, 63 mln euro Lazio, ndërsa Fiorentina do të përfitojë 10,23 milionë euro nga pjesëmarrja në Conference League.







