
Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë e detyruar të luajë me uniformën e tretë, të gjitha të zeza, në ndeshjen e radhës kundër Polonisë. Sipas raportimeve të fundit, UEFA ka refuzuar kërkesën për të përdorur fanellën e parë kuqezi.
Megjithatë, kjo nuk duket të jetë një e keqe e madhe, pasi historikisht fanella e tretë ka sjellë momente të veçanta për Shqipërinë jashtë vendit.

Në vitin 2015, me uniformën e tretë të veshur, Shqipëria fitoi në transfertën ndaj Armenisë (3-0), duke siguruar kualifikimin e parë historik në Europian.
Në Euro 2016, fitorja e vetme ndaj Rumanisë (1-0) u arrit po me fanellën e tretë.
Më vonë, në Moldavi (1-1) u siguro kualifikimi i dytë historik për Europianin (17 nëntor 2023). Në Euro 2024, barazimi 2-2 kundër Kroacisë ishte një tjetër moment i veçantë, gjithashtu me uniformën e tretë.

