MAGAZINË /

Vdes tragjikisht në aksident këngëtarja legjendare, para 1 jave njoftoi turneun e ri

Ikona e muzikës e R&B dhe soul humbi jetën në një aksident automobilistik pas një koncerti në Alabama.

Shkruar nga Versus

Vdes tragjikisht në aksident këngëtarja legjendare, para 1 jave

Këngëtarja legjendare Angie Stone është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare. Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vajza e saj, Diamond Stone, e njohur edhe si Ladi Diamond, përmes Facebookut të shtunën.

“Mamaja ime ka vdekur”, ka shkruar 41-vjeçarja, duke e shoqëruar mesazhin e saj me emoji që qajnë. Sipas zëdhënëses së saj, Deborah R. Saban, Angie Stone, një anëtare e grupit hip-hop "The Sequence", sapo kishte lënë një koncert në Montgomery, Alabama, kur u përfshi në një aksident me makinë dhe u vra në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Vdes tragjikisht në aksident këngëtarja legjendare, para 1 jave

Vdekja e saj e papritur ka zhytur në pikëllim familjen dhe miqtë e saj. Angie Stone kishte një vajzë, Diamond, me ish-bashkëshortin e saj, Rodney Stone, dhe gjithashtu kishte një djalë, 27-vjeçarin Michael Archer, nga lidhja e saj me D'Angelo. Përfaqësuesit e këngëtares nuk kanë komentuar për Page Six.

Pak para vdekjes së saj, Angie Stone kishte promovuar koncertet e saj të ardhshme në Alabama, më 28 shkurt dhe në Baltimore, më 1 mars, përmes Instagramit. "Ne jemi duke rezervuar turne dhe ka shumë gjëra që nuk dua t'i zbuloj ende, por ju mund të shihni buzëqeshjen e madhe në fytyrën time," tha aja në një video që postoi pak ditë para se të ndërronte jetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Angie Stone (@theangiestone)

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: