Mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë Kosova mposhti me rezultatin 3:0 Qipron në kuadër të kompeticionit “Liga e Kombeve”. Por gjatë ndeshjes nuk kanë munguar as banderolat me mesazh nga ana e tifo grupit “Dardanët” kundrejt kreut të FSHF-së Armand Dukës lidhur me marrëveshjen mes Shqiprisë e Serbisë për të organizuar në këto dy shtete kampionatin botëror të moshave U-21.
Duke qenë se kjo është e vetmja kandidaturë për këtë kompeticion, pritet që UEFA të hapë dritën jeshile për këtë projekt që ka ngjallur shumë reagime si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Në Prishtinë, ultrasit “Dardanët” i dërguan një mesazh kreut të FSHF-së, Armand Duka.
"Vëllau vëllaun nuk e lëndon, me hasëm shekullor marrëveshje nuk bën", shkruajnë tifozët. Versus.al







