Futbollisti Mirlind Daku ka shpërthyer në lot kur dëgjoi që emri i tij ishte pjesë e listës së grumbulluar nga trajneri Sylvinho për EURO2024.
Në video shihet sulmuesi i Shqipërisë që shpërthen në lot, menjëherë pas publikimit të listës.
26-vjeçari luajti në 28 ndeshje këtë sezon me Rubin Kazan, ku realizoi 10 gola dhe dhuroi katër herë pasin e fundit. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij në premierën e Europianit, ku në grup me ne janë kundërshtarë të kalibrit të lartë si Spanja dhe Italia, pa nënvlerësuar aspak Kroacinë.







