MAGAZINË /

VIDEO/ Propozimi në skenë që zbuloi se Adele dhe Rich Paul janë fejuar

Më në fund Adele e bëri këtë, gjatë një koncerti në Mynih të Gjermanisë, kur një nga fansat e saj i kërkoi dorën për martesë. Prej disa kohësh po përflitet se çifti kishte hedhur hapin e radhës në lidhjen e tyre, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar.

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ Propozimi në skenë që zbuloi se Adele dhe Rich Paul

Adele ka konfirmuar fejesën e saj me Rich Paul , pas tre vitesh lidhje.

Prej disa kohësh po përflitet se çifti kishte hedhur hapin e radhës në lidhjen e tyre, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar.

Më në fund Adele e bëri këtë, gjatë një koncerti në Mynih të Gjermanisë, kur një nga fansat e saj i kërkoi dorën për martesë.

“Nuk mund të martohem me ty, sepse tashmë jam duke u martuar. Kështu që nuk mundem , "tha Adele.

Edhe pse nuk mbante unazë këtë herë, Adele u pa muajin e kaluar duke mbajtur unazë me një gur të madh në gishtin e unazës.

Diamanti me tetë karat vlerësohej të kishte më shumë se 875,000 dollarë.

Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për fejesë në shkurt të vitit 2022, kur këngëtarja mbërriti në Brit Awards me unazën.

 

 

 

Tags:

adele

Poll