MAGAZINË /

VIDEO/ "Sozia" e Jeffrey Epstein bëhet virale: Pranon se ishin në të njëjtën festë

Ai sqaron publikisht se nuk ka lidhje me pedofilin e dënuar.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ "Sozia" e Jeffrey Epstein bëhet virale: Pranon se ishin

Një pensionist nga Florida, i cili u bë viral në internet për ngjashmërinë e tij me Jeffrey Epstein, ka sqaruar publikisht se nuk ka lidhje me pedofilin e dënuar, megjithëse pranoi se ka marrë pjesë në evente shoqërore ku kishte marrë pjesë financieri në të kaluarën.

Ai krijoi llogari në rrjetet sociale të quajtura "Jo Epstein " dhe deklaroi në një video:

"Përshëndetje të gjithëve, unë jam Palm Beach Pete dhe videoja ime u bë virale sepse dikush më filmoi aksidentalisht duke ngarë makinën pa e ditur unë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Pete tha se jeta e tij ndryshoi pasi videoja e postuar ku pretendohej se ai ishte Jeffrey Epstein, kishte marrë shumë komente për pamjen e tij.

Në një intervistë me TMZ, burri tha se kishte marrë pjesë në festa ku Epstein ishte i pranishëm në të kaluarën, por nuk e kishte takuar ose folur kurrë me të.

Ai e përshkroi Epstein si një figurë misterioze, duke vënë në dukje se shumë njerëz nuk e dinin burimin e pasurisë së tij.

“Jam një njeri i rregullt, jam në pension, kam jetuar në qytet për një kohë të gjatë. Më pëlqen të luaj tenis, jam shumë shoqëror”, shprehet Pitt në videot e publikuar në rrjetet sociale.

Llogaria e tij e re në Instagram ka fituar mijëra ndjekës brenda një kohe të shkurtër./Versus.al

Poll