MAGAZINË /

VIDEO/ Super Gjimshiti shënon dhe i jep avantazhin Atalantës përballë ukrainasve të Donets

Kapiteni i Shqipërisë Berat Gjimshiti ka shënuar për Atalantën në Champions League, duke i dhënë avantazhin në transfertë përballë ukrainasve të Shaktar Donetsk.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Super Gjimshiti shënon dhe i jep avantazhin Atalantës

Kapiteni i Shqipërisë Berat Gjimshiti ka shënuar për Atalantën në Champions League, duke i dhënë avantazhin në transfertë përballë ukrainasve të Shaktar Donetsk.

Në minutën e 21-të të ndeshjes Gjimshiti pas një krosi të Lukman ka arritur të shënojë.

Një gol mjaft i rëndësishëm ky për mbrojtësin kuqezi, pasi e çon momentalisht në kuotën e katër pikëve skuadrën e Atalantës.

Ky është një mesazh i mirë përpara grumbullimit të Kombëtares shqiptare, e cila do të ketë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve kundër Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë, me Djimsitin që pritet të rikthehet në skuadër, pasi nuk ishte i gatshëm për Sylvinhon në dy ndeshjet e para për shkak të një dëmtimi.

Poll