MAGAZINË /

VIDEO/ Taulant Seferi ja bën “sefte” në Turqi, shënon golin e parë

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë në Turqi, aty ku është pjesë e skuadrës së Bodrumspor.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Taulant Seferi ja bën “sefte” në Turqi, shënon

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë në Turqi, aty ku është pjesë e skuadrës së Bodrumspor.

Sulmuesi i Shqipërisë, i dha avantazhin ekipit të tij në minutën e 27-të, ndaj Hatasyspor, në superligën turke.

Seferi përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe ia doli ta dërgojë në rrjetë.

Ky është goli i parë me fanellën e Bodrumspor për sulmuesin kuqezi.

Seferi u transferua në fundin e afatit kalimtar në Turqi, duke u larguar nga ukrainasit e Vorskla Poltava.