Një tjetër skenë e papranueshme ka ndodhur në Big Brother VIP Albania4. Ashtu si në disa herë të tjera protagonist kanë qenë Gjesti dhe G Bani.
Situata mes tyre është tensionuar gjatë sfidës që banorët po kryenin me qëllim që të fitonin nga 2500 euro secili, kushdo që arrinte të qëndronte çift më shumë kohë tek platforma e vendosur nga “Storm”.
G Bani menjëherë pasi humbi mundësinë, u afrua aty ku po qëndronte Gjesti dhe Egli duke i vendosur dorën para fytyrës këngëtarit nga Kosova dhe duke e sfiduar që ta prekte.
Menjëherë sapo Gjesti e preku me gisht tek hunda, G Bani nuk ka duruar më dhe e ka goditur në fytyrë teksa Gjesti hante bukë.
Banori iu rikthye edhe njëherë sfidës së bashku me Eglin për shkak se goditja e G Banit i shkaktoi rënien pas humbjes së ekuilibrit. Versus.al







