
Këngëtari i njohur Ylli Limani është përballur me një incident të pakëndshëm gjatë qëndrimit të tij në Spanjë. Vetë artisti publikoi një video në rrjetin social TikTok, poshtë të cilës shkruante: “Kujt ia kanë vjedh telefonat e krejt senet n’Spanjë, kujt?”.
Postimi ngjalli menjëherë reagime dhe pikëpyetje mes ndjekësve, të cilët nuk ishin të sigurt nëse bëhej fjalë për një shaka apo për një ngjarje reale.
Ylli mësohet se ka rënë pre e hajdutëve gjatë pushimeve, duke mbetur pa telefonin, portofolin dhe sendet e tjera me vlerë.
Edhe pse një situatë e tillë mund të prishë pushimet e kujtdo, artisti ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit në mënyrë sportive. Versus.al

