MAGAZINË /

Yllit të kombëtares kuqezi i rritet vlera në treg, ja sa milion euro vlen tani kartoni i tij

Janari i 2025-ës pritet të jetë përcaktues për karrierën e Dakut, pasi siç thotë babai I tij, Feimi, synimi është ose rinovimi me kushte më të mira financiare tek Rubini, ose transferimi diku tjetër.

Shkruar nga Versus

Yllit të kombëtares kuqezi i rritet vlera në treg, ja sa milion

Për Mirlind Dakun erdhi moment për një rritje të vlerës së kartonit, sulmuesi i kombëtares shqiptare vlen tani 7 milionë euro.

Këtë përcakton agjencia kryesore në botë për statistika të tilla, “Transfermarkt”.

Yllit të kombëtares kuqezi i rritet vlera në treg, ja sa milion

Vlera e mëparshme e Dakut ishte 6 milionë euro.

Gjithsesi, klubi I tij në Rusi, Rubini, kërkon 10 deri në 12 milionë euro për kartonin e tij, diçka që e ka pohuar edhe vetë futbollisti, por edhe mediat ruse.

Në çfarë do lloj rasti, rritja për lojtarin 26-vjeçar është meteorike.

Nuk duhet të harrojmë, se Rubin pagoi vetëm 1.2 milionë euro për të kur e mori nga klubi kroat, Osijek, në korrik të vitit të kaluar, ndërsa për të është paguar gjithmonë 50 për qind më shumë sesa vlera teorike e kartonit.

Janari i 2025-ës pritet të jetë përcaktues për karrierën e Dakut, pasi siç thotë babai I tij, Feimi, synimi është ose rinovimi me kushte më të mira financiare tek Rubini, ose transferimi diku tjetër.

Poll