Ashtu siç prej ditësh përflitej, Marina Vjollca u kthye "në shtëpi". Moderatorja e njohur, lë pas disa vite eksperincë në TV Klan, për tu kthyer në ekranin e Top Channel. “Për Shqiptarët” është emisioni më i ri që do të nis që prej kësaj të premteje në Top Channel, ku në qendër vendosen njerëzit e thjeshtë me historitë e tyre frymëzuese. Një program që bën bashkë shqiptarët për të shpëtuar jetë të sëmurësh, për të strehuar një famije, për të realizuar një ëndërr, për të dhënë kurajë e shpresë edhe aty ku duket se nuk ka.
Vetëm një javë më parë është prezantuar një promo e emisionit, ku pjesë e saj do të jetë edhe Elvis Naci, teolog dhe Imam shqiptar. Ai ishte drejtor i predikimit islam në Bashkësinë Islame të Shqipërisë, e cila vepron në Xhaminë e Tannerëve në Tiranë dhe është themelues dhe president i Fondacionit Kulturor Jofitimprurës "Firdeus".
Vieë this post on Instagram
Po kjo nuk ishte supriza e vetme e këtij emisioni. Pasditen e kësaj të hëne një tjetër promo e emisionit është publikuar nga faqja zyrtare e Instagramit të Top Channel. Marina Vjollca rikthehet në top Channel në moderimin e “Për Shqiptarët” nga e premtja në orën 21:00.







