Tashmë është zyrtare se nga muaji dhjetor do të nisë transmetimin Big Brother Vip Albania.
Lajmi është bërë i ditur përmes një promoje të publikuar në profilin e Top Channel, në “Instagram”.
“Big Brother VIP një dhe i vetmi, dhjetor 2024”, shkruhet në promon në fjalë.
Ky është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë e këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Ndërsa përsa u përket banorëve do na duhet të presim edhe pak, por janë aluduar shumë personazhe të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni të ri të BBV.







