
Shefja e pavionit të infektivit bëri me dije ditën e sotme se aktualisht janë të shtruar në QSUT, 9 pacientë të infektuar me ‘Ethet e Nilit’.
Kjo sëmundje u rikthye në vendin tonë pas 13 vjetësh, duke shkaktuar deri më tani 3 viktima dhe 17 të infektuar në total.
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke i bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, por të jenë edhe vigjilentë.
“Qëndroni të qetë, por vigjilentë. Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda. MSHMS sëbashku me ISHP dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë masat duke kryer procesin e dezinsektimit dhe kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin. Mbroni veten dhe familjen tuaj”, reagoi Ministria e Shëndetësisë.
Sakaq grupmosha më e prekur është ajo mbi 70 vjeç.
/ Versus.al







