Shërbimi Meteorologjik parashikon që për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të
Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të europës qendrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore. Në këtë mënyrë moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë
territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës. Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/. ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.







