
Mozik ka reaguar pas lajmeve të publikuara mbrëmjen e kaluar, sipas të cilave ai ishte ndaluar në aeroportin e Prishtinës për një orë dore të markës Richard Mille.
Në një deklaratë të dhënë në prani të avokatit të tij, Arianit Koci, Mozik mohoi kategorikisht lajmet për një arrestim, duke theksuar se ato janë të pavërteta.
Po ashtu, ai i quajti të rreme dhe shpifje edhe raportimet për një borxh ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
“Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin – dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë. Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte. Ju dua edhe juve që po shkruani keq”, u shpreh ai në reagimin e tij.
Reagimi i plotë i Mozik:
Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Arianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjes së kaluar për orën e dorës Richard Mille në airoportin e Prishtinës.
Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje.
Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin – dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë.
Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte.
Ju dua edhe juve qe po shkruani keq !/Versus.al







