
Pas më shumë se 1 viti në detyrën e ambasadorit në Zvicër, Mustafa Nano ka dhënë dorëheqjen nga ky post.
Vetë ai e ka konfirmuar lajmin për median zviceriane “Le Canton27.sh”. Mësohet se Nano ka dhënë dorëheqje për arsye të tij personale e familjare.
Aktualisht Zvicra ka mbetur pa ambasador shqiptar dhe ende nuk ka një emër të propozuar për të zëvendësuar Nanon i cili më herët ka qenë gazetar dhe analist në televizione të ndryshme.
Gazeta zviceriane shkruan mes të tjerash se edhe pse në një periudhë të shkurtër, Nano kishte bërë punë të mirë sa i takon bashkimit të 300 mijë shqiptarëve nga Kosova dhe 3 mijë shqiptarëve nga Shqipëria duke zgjidhur disa mosmarrëveshje mes shoqatave të Luginës së Preshevës dhe atyre të shkollave shqipe.
Nano u emërua në këtë post në korrik të vitit të kaluar duke zëvendësuar Ilir Gjonin i cili ishte emëruar nga ish-presidenti Bujar Nishani në vitin 2023. Në nëntor të vitit të kaluar Mustafa Nano paraqiti Letrat Kredenciale tek Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset. Versus.al







