AKTUALITET /

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ prezanton risinë më të fundit, karta e imbarkimit vetëm me skanimin e pasaportës

Sipas TIA-s kjo teknologji e re thjeshton procesin e check-init, redukton kohën e pritjes dhe rrit komoditetin për pasagjerët. 

Shkruar nga Versus

Aeroporti ‘Nënë Tereza’  prezanton risinë më

Aeroporti ndërkombëtare ‘Nënë Tereza’ e Tiranës ka prezantuar risinë më të fundit, kioskën e re të vetë-shërbimit nga IPORT.

Me kioskën e vetë-shërbimit pasagjerëve do t'u lehtësohet udhëtimi pasi thjesht mund të skanojnë pasaportën dhe menjehërë do të marrin kartën e imbarkimit.

Sipas TIA-s kjo teknologji e re thjeshton procesin e check-init, redukton kohën e pritjes dhe rrit komoditetin për pasagjerët. 

Së fundmi, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njohur flukse pasagjerësh ndërsa vijon bumi turistik në vend. Në korrik, sipas të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve Shqipëria kryesoi me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200 % të numrit të pasagjerëve.

Flukset turistike kanë shtuar edhe nevojën për shërbime të shpejta që lehtësojnë përvojën e udhëtimit për pasagjerët.

Postimi i TIA-s:

Jemi të lumtur të prezantojmë risinë më të fundit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës – kioskën e re të vetë-shërbimit nga IPORT. Thjesht skanoni pasaportën tuaj dhe menjëherë merrni kartën tuaj të imbarkimit, duke e bërë përvojën tuaj të udhëtimit më të shpejtë dhe më të thjeshtë.

Kjo teknologji e re e thjeshton procesin e check-in, redukton kohën e pritjes dhe rrit komoditetin për pasagjerët.

Në TIA, jemi të përkushtuar për të implementuar teknologji moderne për të përmirësuar operacionet dhe për të siguruar një udhëtim të qetë për të gjithë pasagjerët. Qëndroni me ne për zhvillime të tjera emocionuese!/Versus.al

 

Poll