MAGAZINË /

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

Shkruar nga Versus

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

Ndarja e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për shkak të detajeve të reja që po dalin në dritë pas divorcit.

Pas përfundimit të martesës dhjetëvjeçare, Neda ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, çka lë të kuptohet se ndarja nuk ka qenë aspak e qetë.

Historia e çiftit nisi në vitin 2010, gjatë edicionit të katërt të “Big Brother Albania”, ku të dy morën pjesë si konkurrentë. Lidhja e tyre u shndërrua shpejt në një nga romancat më të komentuara të kohës, ndërsa në vitin 2015 ata kurorëzuan dashurinë me martesë. Nga kjo lidhje kanë ardhur në jetë dy djem, Serzh dhe Zai.

Në daljen e parë publike pas ndarjes, moderatorja pranoi se marrëdhënia e tyre kishte kaluar prej vitesh në kriza të përsëritura. Ajo zbuloi se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2020, por në atë kohë kishin vendosur të qëndronin bashkë për hir të familjes.

Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë; diçka e tillë ka ndodhur edhe në 2020 dhe atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur familjen, por nëse do të ktheja kohën pas do të bëja të njëjtën gjë,” është shprehur Neda.

E pyetur nëse vendimi për divorc u mor duke menduar për veten apo për fëmijët, ajo theksoi se prioritet absolut kanë qenë gjithmonë dy djemtë e saj.

‘Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambient të shëndetshëm, me marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve, që të jetë i qetë dhe i lumtur. Para fëmijëve, mendoj se asnjë nënë nuk vendos veten,” u shpreh moderatorja.

Poll