POLITIKË /

VIDEO/ Nuk përmbahet Ori Nebiaj, shtyp butonin elektronik në Kuvend për Bardhin dhe Bashën

Voton për të gjithë miqtë e saj edhe pse njëri po protestonte në Foltoren e Parlamentit ndërsa tjetri nuk ishte fare i pranishëm

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ Nuk përmbahet Ori Nebiaj, shtyp butonin elektronik në Kuvend

Kjo mund të ndodhë vetëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Gjatë votimit të djeshëm në seancën urgjente parlamentare për shkarkimin e e ministrave dhe emërimin e ministrave të rinj në parlament, deputetja Ori Nebiaj është kapur duke shtypur butonin elektronik jo vetëm për veten e saj por edhe të Gazmend Bardhit i cili bashkë me deputetë të tjerë kishin bllokuar foltorën.

Gjithashtu në videon e bërë virale, Nebiaj shihet se përveç votimit për Bardhin, shtyp butonin e Lulzim Bashës që nuk ishte në Kuvend.

A do të merren masa për deputeten Nebiaj pasi Kodi i sjelljes e konsideron një akt të tillë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit? 

Kjo pritet të shihet në ditët në vijim. 

Tags:

ori nebiaj

Poll