POLITIKË /

Zbulohet padia në SPAK/ Veshjet, maskat, respiratorët, tenderat sekret të Manastirliut që u kushtuan shqiptarëve miliona euro

Dhjetëra tendera sekretë të bërë gjatë kohës së pandemisë, kohës kur shqiptarët u mbyllën brenda, rezultojnë se kanë shkaktuar dëme të mëdha në buxhetin e shtetit. Janë para të shpenzuara në mënyrë të fshehtë dhe pa asnjë llogaridhënie, duke u justifikuar me faktin se janë “sekretë” dhe për këtë nuk japim asnjë llogari.

Shkruar nga Versus

Zbulohet padia në SPAK/ Veshjet, maskat, respiratorët, tenderat sekret

Prokuroria e Posaçme SPAK ka marrë nën hetim ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Si e vetmja ministre në detyrë që është marrë në hetim nga SPAK, ka ngjallur reagime të shumta, por heshtje nga qeveria.

Ogerta Manastirliu në fakt nuk po hetohet për Ministrinë e Arsimit ku ndodhet tani si drejtuese, por atë ku ishte për shumi vite, në Ministrinë e Shëndetësisë.

Dhjetëra tendera sekretë të bërë gjatë kohës së pandemisë, kohës kur shqiptarët u mbyllën brenda, rezultojnë se kanë shkaktuar dëme të mëdha në buxhetin e shtetit.

Janë para të shpenzuara në mënyrë të fshehtë dhe pa asnjë llogaridhënie, duke u justifikuar me faktin se janë “sekretë” dhe për këtë nuk japim asnjë llogari.

Disa vite pas këtyre tenderave sekretë, ka mbërritur dhe një padi në SPAK. Në mars të vitit 2024 deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi do të shkonte në zyra e SPAK dhe do të dorëzonte një padi me fakte ndaj Ogerta Manastirliut. Kryesisht në këtë padi, faktohej se si ishin blerë maska, veshje, respiratorë, me çmime disa herë më të larta seç ishin zhdoganuar.

Në atë kohë çmimet e larta justifikoheshin me mungesën e gjetjes së tyre në treg, por në fakt e vërteta ishte shumë më ndryshe, pasi mallrat e blerë me çmime shumë më të larta, ishin zhdoguar me çmime normale, si ato para pandemisë.

Kjo ka shtuar dhe dyshimet se në fakt, procedura e tenderave sekretë të Ministrisë së Shëndetësisë, ishte thjeshtë një justifikim për të blerë sa më shtrenjtë, atë që në fakt duhej të shitej lirë.

 

Zbulohet padia në SPAK/ Veshjet, maskat, respiratorët, tenderat sekret

 

“Janë veshje spitalore njëpërdorimshme, hynte me 9.6 euro dhe në të njëjtën ditë e paguante ministria te klienti që e kishte përzgjedhur për tenderin sekret, 28 euro, nga 9.6 euro e ka blerë me 28 euro të njëjtin produkt, trefishin. Çfarë e justifikon këtë?”, u shpreh Vokshi gjatë ditës së sotme një një emision televiziv.

 

Janë disa tendera që janë zhvilluar.

Zbulohet padia në SPAK/ Veshjet, maskat, respiratorët, tenderat sekret

 

E para është për maskat mbrojtëse, ku janë porositur 200 mijë maska mbrojtëse FFP2, zhdoganimi nga kompanitë që janë porositur nga ministria e Shëndetësisë, hyn me vlerën 3 euro dhe në të njëjtën ditë ministria e blen me 8.3 euro.

Zbulohet padia në SPAK/ Veshjet, maskat, respiratorët, tenderat sekret

Gjithashtu janë dhe respiratorët që janë blerë me mijëra euro më shtrenjtë seç ishin zhdoganuar.

Zbulohet padia në SPAK/ Veshjet, maskat, respiratorët, tenderat sekret

Disa muaj pasi kishte marrë padinë nga deputetja Albana Vokshi, SPAK ka vendosur dhe të nisë hetimet penale ndaj ministres Ogerta Manastirliu që mund të jetë e para anëtare e qeverisë që akuzohet duke qenë ende ministre.

Poll