AKTUALITET /

Akuzohet për pastrim parash, Apeli vendos shfuqizimin e sekuestrimit të pasurive të Ago Gjolajt

Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur që ti heq sekuestron pasurive të biznesmenit Ago Gjolaj. 

Shkruar nga Versus
Akuzohet për pastrim parash, Apeli vendos shfuqizimin e sekuestrimit
Ago Gjolaj

Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur që ti heq sekuestron pasurive të biznesmenit Ago Gjolaj. 

Kjo gjykatë ka rrëzuar kërkesën e gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit.

Behët fjalë për kompaninë e tij “B.M” SHPK, 97 automjete në pronësi të kësaj shoqërie, të gjitha llogaritë e tij bankare në të gjithë bankat e nivelit të dytë në emër të Gjolajt, bashkëshortes dhe shoqërisë “B.M” SHPK.

‘Në përfundim të gjykimit, më datë 30.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala , vendosi: Ndryshimin e vendimit datë 16.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si vijon: Rrëzimin e kërkesës, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë sipas kërkesës datë 09.05.2024.’’- njofton gjykata e Apelit.

Në prill të këtij viti prokuroria e Shkodrës vendosi sekuestro ndaj pasurive dhe bizneseve të Gjolaj pasi akuzohet për veprën penale të ‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale’.

Prokuroria e Shkodrës bëri me dije se Gjolaj është marrë me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.

Po sipas kësaj prokurorie pasuritë e Gjolajt dhe të familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike.

Tags:

ago gjolaj

Poll