
'Ekipi drejtues i rrjetit social Telegram ka thyer heshtjen pas arrestimt të themeluesit të këtij rrjeti social, Pavel Durov në Francë.
‘Telegram është në përputhje me ligjet e Bashkimit Europian, duke përfshirë Aktin e Shërbimeve Dixhitale- moderimi I tij është në përputhje me standardet e industrisë dhe përmisohet vazhdimisht.
CEO i Telegram Pavel Durov nuk ka asgjë për të fshehur dhe udhëton shpesh nëpër Evropë. Është absurde të pretendosh se platforma apo pronari i saj është përgjegjës për funksionimin abuziv” , thuhet në njoftimin përkatës.
⚖️ Telegram abides by EU laws, including the Digital Services Act — its moderation is within industry standards and constantly improving.
— Telegram Messenger (@telegram) August 25, 2024
✈️ Telegram's CEO Pavel Durov has nothing to hide and travels frequently in Europe.
???????? It is absurd to claim that a platform or its owner…
Gjithashtu drejtuesit shtuan se presin që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt.
Sipas mediave francize themeluesi i Telegram u arrestua në aeroportin Le Bourget mbrëmjen e së shtunës (24 gusht).
Arrestimi i tij ndodhi teksa ai po zbriste nga një avion privat pasi kishte mbërritur me shumë gjasa nga Azerbajxhani.
Arsyeja e arrestimit ishte pasi Durov ishte në listën e personave të kërkuar në Francë për një sërë veprash që lidhen ne funskionin e Telegram.







