POLITIKË /

100 persona me ID të skaduar, pezullohet votimi në Himarë Fshat! Bollano: S'e lejon ligji, njoftuam KQZ

Kreu i qendrës së votimit "Himarë Fshat", Arqile Bollano tha se për problemin ishte njoftuar KQZ dhe po pritej udhëzimi sesi do të veprohej.

Shkruar nga Versus
100 persona me ID të skaduar, pezullohet votimi në Himarë Fshat!
Arqile Bollano

Në ‘Himarë Fshat’ është pezulluar procesi i votimit pasi një numër prej rreth 100 votuesish janë paraqitur për të votuar me karta identiteti të skaduara.

Komisionerët kanë vendosur që procesi të pezullohet. Ndërsa Arqile Bollano kryetari në detyrë i bashkisë tha se për këtë ngjarje kanë votuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasi ligji nuk e lejon votimin me karta të skaduara.

“Të vijnë këta të KQZ ligji e thotë qartë se me karta identiteti të skaduara nuk mund të votojë asnjë person. E ka kërkuar komisionerët këtë, jo ne. Është pezulluar derisa të zgjidhet çështja”- tha Bollano.

Ndërsa një prej qytetareve që u paraqit për të votuar me kartë ID të skaduar, tha se nuk mund t’i mohohej e drejta e votës vetëm pse i kishte përfunduar afati i vlefshmërisë së kartës. Versus.al

Poll